Nga 7 shtatori, Kush nuk lëshon kuponin tatimor gjobë nga 100- 300 mijë lekë

Nga 7 shtatori, Kush nuk lëshon kuponin tatimor gjobë nga 100- 300 mijë lekë

Subscribe në Ora News këtu br Të gjitha ato biznese të cilat nuk janë të formalizuar duke filluar që nga dita e hënë, 7 shtator 2015, do të përballen me penalitete.br Pavarësisht se kontrollet kanë nisur që prej datës 1 shtator ato kanë shërbyer për sensibilizim si dhe për të paralajmëruar bizneset të cilat nuk janë të regjistruara ose nuk kanë kasë fiskale.br Legjislacioni aktual parashikon që herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, denohesh me gjobë 50 000 lekë.br Pas verifikimit të parë, ku konstatohet se biznesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor, dënohet me gjobë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë për bizneset e tjera.br Këto masa do të aplikohen deri në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore të cilat i ashpërsojnë penalitet për bizneset.br Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj i cili parashikon një ashpërsim të gjobave dhe penaliteteve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-09-07

Duration: 01:16

Your Page Title