Oficeri në arrati, Tahiri: Berisha i dhuroi tokë në Orikum/Ja VKM

Oficeri në arrati, Tahiri: Berisha i dhuroi tokë në Orikum/Ja VKM

TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri bëri sot publik faktin se qeveria Berisha i ka dhuruar me një VKM të qershorit 2013 një tokë në Orikum ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet në arrati nën akuzë për dekonspirim të operacioneve. Sipas vendimit, bëhet fjalë për një tokë në bregdet që i përkiste Ministrisë së Brendshme.br br ?Këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në Orikum dhe shpresoj t?i kenë mësuar edhe notin?, tha Tahiri nga foltorja e Kuvendit.br br Përmes një interviste të publikuar në media, Zagani ka treguar nga arratia, fakte që sipas tij e lidhin ministrin me trafikun e drogës, akuza të cilat ministri i rrëzoi dje përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-09-07

Duration: 01:33