Rama me kryebashkiakët: Ndarja e re territoriale proces shtetndërtues

Rama me kryebashkiakët: Ndarja e re territoriale proces shtetndërtues

Kryeministri Rama gjatë takimit paraditen e sotme me 61 kryebashkiakët tha se ndarja e re territoriale nuk është një shumatore e bashkimeve mekanike të njësive gjeografike por një proces shtetndërtues.Gjatë takimit kryeministri firmosi me drejtoreshën e UNDP një marrëveshje për asistencë teknike në vlerësimin e gjendjes së njësive administrativebr br ?I uroj mirëseardhjen të gjithë kryebashkiakëve të zgjedhur më 21 qershor. Ajo çka ne kemi paralajmëruar duke e konceptuar ndarjen e re territoriale jo si një shumatore të bashkimeve mekanike të njësive gjeografike por si një proces shtet ndërtues për ti transformuar në njësi të zhvillimit ekonomik. Nuk ka qenë një fjalë goje, por një vizion që jemi të vendosur ta vemi në jetë sëbashku me ju, pa dallime partiake, por me një sens të misionit të përbashkët që tu japim qytetarëve një qeverisje të nivelit të dytë të denjë për një vend evropian?, theksoi Rama.br br Rama ?kryeashkiakëve: Kërkoj reciproritet nga ju dhe të vini me projektebr Në përfundim të takimit kryeministri Rama u kërkoi reciproritet kryebashkiakëve duke ju sygjeruar që të kenë projekte konklrete dhe jo fjalëbr br Gjithashtu kryeministri shtoi se qeveria nuk ka asnjë lek për të falur ose hedhur në drejtim të paditur duke i kërkuar atyre krijimin e një grupi. br "Situatë që ne kemi trashëguar është njëlloj si situata që gjeti Tekiu me financat. Kemi gjetur një situatë që nëse do bënim një libër do të ishte më humoristiku në gjithë këto vite tranzicion. Skemi asnjë lek për të falu ose hedhur në drejtim të paditur kur të vini të trokisni trokisni me projekte"-tha Ramabr br Ministri Haxhinasto:Kemi 40 humbje uji në rrjet nga keqmenaxhimibr Në fjalën e tij ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto i pranishëm në takim u shpreh se humbjet në rrjet të ujit janë në nivele frastike për shkak të keqmenaxhimit .Ai u shpreh se humbjet në rrjet shkojnë rreth 40 prandaj kemi dhe mungesë të furnizimit me ujë për shkak të lidhjeve të paligjshmebr br Ministri Gjiknuri: Borxhet vazhdojnë të akumulohenbr Ndërkohë për të njëjtin sector foli dhe ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri i cili u shpreh se borxhet po akumulohen.Ka mjaft vjedhje në rrjet dhe ato janë në bashkëpunim tha ministry prandaj do të godasim cdo rast abuzimi pasi kemi rreth 1.4 miliardë lëkë borxhe të krijuara rishtazi.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-09-08

Duration: 02:11