Kontroll financave të 61 bashkive, Rama: Audit i huaj

Kontroll financave të 61 bashkive, Rama: Audit i huaj

61 bashkitë e dala pas reformës së re territoriale e për të cilat u votua me 21 qershor do t?i nënshtrohen kontrollit të plotë financiar. Do të jete një kompani e posacme ndërkombëtare, e cila do të financohet nga UNDP, qe sipas kryeministrit Rama do të bejë skanerin e njësive të reja vendorebr br "Jo vetëm një dokumentacion shterrues lidhur me gjëndjen aktuale të financave dhe të aseteve të njësive të reja administrative por edhe një dije të re mbi mënyrën sesi në të ardhmen duhet të mbahen librat e llogarive"-tha Rama Takimi për territorialen Fjala e plotë e Kryeministritbr br Kjo është hera e parë në në 24 vjet që kontrolli i financave publike të njësive publike bëhet përmes një projketi gjithpërfshirës të të gjitha njësive vendore pa përjashtim. Synimi eshte hartimi i një pasqyre të plotë për gjendjen financiare te bashkive. br br ?Do të na ndihmojmë të kuptojmë më mirë se çfarë humbjesh kolosale ne financa dhe asete kanë ndodhur në të gjithë këto vite dhe sesi ne të përgatitemi ti minimizojmë humbjet dhe të maksimalizojmë të ardhurat nga asetet e bashkive"- theksoi Rama.br br Por ky nuk është fundii punës në njësitë e reja. Ndarja e fondeve, detyrimet e drejtuesve vendore ndaj komunitetit dhe implemntimi i projketeve kërkojnë bashkëpunim mes pushteve në vend.br br "Sot konsolidimi i njësive vendore na imponon që të shkojmë me shpejtësi përpara për tu dhënë juve të zgjedhurve instrumentat e domosdoshëm që ti jepni qeverisjes së nivelit të dytë një përmasë tërësisht të re"- shtoi kryeministribr br Ky është testi i parë i bashkëpunimit të qeverisë me drejtuesit vendore nga të cilët 46 janë të majtë dhe 15 të djathtë., për të cilët ministri i pushtetit vendor Bledi Çuçi renditi 7 kopetencat e reja të tyre ku më kryesoret janë arsimi parashkollor, mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale, shërbimi zjarrfikës, fondi I ndihmës ekonomike etjbr br 7 kopetencat e bashkive te rejabr br 1.Arsimi parashkollor,transferim i plotë i burimeve financiarebr 2.Mirëmbajtja dhe ruajtja e rrugëve rurale, shoqërohet me fondbr 3.Shërbimi zjarrfikës, rrjeti bashkë me detyrimetbr 4.Fondi i ndihmës ekonomikebr 5.Pyjet dhe kullotat me natyrë vendorebr 6.Rrjeti i kanaleve vaditës dhe kullimitbr 7.Bashkëkontrolli për personelin mjekësor br br br Rama ?kryeashkiakëve: Kërkoj reciproritet nga ju dhe të vini me projektebr Në përfundim të takimit kryeministri Rama u kërkoi reciproritet kryebashkiakëve duke ju sygjeruar që të kenë projekte konklrete dhe jo fjalë. Gjithashtu kryeministri shtoi se qeveria nuk ka asnjë lek për të falur ose hedhur në drejtim të paditur duke i kërkuar atyre krijimin e një grupi. br "Situatë që ne kemi trashëguar është njëlloj si situata që gjeti Tekiu me financat. Kemi gjetur një situatë që nëse do bënim një libër do të ishte më humoristiku në gjithë këto vite tranzicion. Skemi asnjë lek për të falu ose hedhur në drejtim të paditur kur të vini të trokisni trokisni me projekte"-tha Ramabr br Ministri Haxhinasto:Kemi 40 humbje uji në rrjet nga keqmenaxhimibr Në fjalën e tij ministri i Transporteve dh...


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-09-08

Duration: 03:59