Jahjaga viziton Tiranën, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor - Ora News-

Jahjaga viziton Tiranën, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor - Ora News-

Subscribe në Ora News këtu br Me ftesën e kreut të Shtetit Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Gjatë takimeve me drejtuesit më të lartë të shtetit u nënvizua domosdoshmëria e intesifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.br br Presidentja e kosovës Atifete Jahjaga, viziton per herë të parë zyrtarisht Tiranën.br Presidendja e Kosovës takoi kryetarin e shtetit Bujar Nishani, me te cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe intesifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.br br Duke ju referuar zhvilimeve ne rajon, Presidenti Nishani, shprehu shqetësimin për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.br br Dy Presidentët vlerësuan marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, duke theksuar se ato nuk cënojnë sovranitetin e Kosovës.br br Presidentja e Kosovës, u takua edhe me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, me te cilin diskutoi per marredheniet e mira mes dy vendeve dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në aspektin ndërparlamentar dhe në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-09-10

Duration: 01:44

Your Page Title