Nis aksioni i tatimorëve në Lezhë, konstatohen 21 shkelje - Ora News- Lajmi i fundit

Nis aksioni i tatimorëve në Lezhë, konstatohen 21 shkelje - Ora News- Lajmi i fundit

Subscribe në Ora News këtu br Nisja e aksionit kundër informalitetit në Lezhë ka bërë që disa biznese të mbyllin përkohësisht aktivitetin. Aktualisht në terren janë angazhuar mbi 20 grupe nga zyra rajonale e tatim taksave, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur inspektorët urdhëruan sekuestrimin e mallit që ishte pa dokumentacionin e duhur. Drejtori i tatimeve në Lezhë, Arjan Barbullushi, deklaroi se penalitetet janë të pashmangshme për abuzuesit.br Arjan Barbullushi, Drejtor i Tatimeve ne Lezhe: ?Janë kontrolluar 140 subjekte. Janë konstatuar shkelje të mbajtjes së dokumentacionit dhe parregullsi të tjera, si mospajisja me kasë fiskale , mos dhënia e kuponit tatimor, punonjës të padeklaruar. Rreth 21 subjekte janë me shkelje?.br Aksioni nga zyra rajonale e Tatim Taksave në Lezhë vazhdon, ndërsa shumë biznese që u ishte lenë 1 javë kohë për t?u pajisur me kasë fiskale, e për tu regjistruar në Qendren Kombëtare të Regjistrimëve kanë ulur qepenat.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2015-09-10

Duration: 01:20

Your Page Title