Legalizimet, Lame:Jemi në rrugë të mbarë, kemi arkëtuar 160% të planit

Legalizimet, Lame:Jemi në rrugë të mbarë, kemi arkëtuar 160% të planit

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) ka tejkaluar planin e saj vjetor të mbledhjes së të ardhurave dhe pret që deri në fund të vitit 2015 të realizojë 160 të planit vjetor.br br Lajmin e bëri të ditur, Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë një deklarate për shtyp, ku njoftoi se puna e bërë nga qeveria ka dhënë rezultate mjaft të mira. ?Ky është një proces i gjatë, një reformë që legalizon ndërtimet e bëra në gjithë territorin e vendit?, tha Lame.br br Sipas tij, plani vjetor është tejkaluar. ?Gjatë periudhës maj-dhjetor 2014 u grumbulluan 57 milionë lekë të reja, teksa në periudhën janar- gusht 2015 u grumbulluan 1.4 miliard lekë të reja, pra një rritje e jashtëzakonshme?. Po ta krahasojmë me planin vjetor, që ishte 1 miliard lekë të reja, kemi një rritje prej 140, ndërsa në fund të këtij viti kalendarik shpresojmë që kjo rritje të arrijë deri në 160 ?, tha Lame, gjatë deklaratës së tij për shtyp.br br Sipas Lames, drejtoritë që kanë sjellë prurjet më të mëdha janë Tirana, Durrësi, Vlora e Fieri. Lame tha se arsyeja kryesore që ka sjellë këtë rritje janë lehtësitë e ofruara nga qeveria. ?Një prej elementëve thelbësor në procesin e legalizimeve ka qenë dhe mbetet koordinimi i procesit të legalizimeve me atë të kompensimit të ish-pronarëve, që i është dhënë trualli nga këto ndërtime pa leje. I vetmi detyrim që i mbetet qytetarëve që kanë ndërtuar në truall shteti ose pranë është vetëm pagesa e truallit. Në këtë pagesë qytetarët përfitojnë një sërë uljesh, pasi çmimi i truallit llogaritet deri në 2 mijë lekë për metër katror, pavarësisht çmimit të tregut, që ka ky truall. Qytetari përfiton 20 ulje kur pagesa bëhet e menjëhershme, 50 kur pagesa bëhet me letra me vlerë..etj?, tha Lame, i cili shtoi se paratë e arkëtuara shkojnë për pronarët e shpronësuar.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-09-15

Duration: 01:56

Your Page Title