Maxhoranca rrëzon dekretin e Nishanit për ligjin e arsimit të lartë - Ora News- Lajmi i fundit

Maxhoranca rrëzon dekretin e Nishanit për ligjin e arsimit të lartë - Ora News- Lajmi i fundit

Subscribe në Ora News këtu br Mazhoranca në komisionin e edukimit rrëzoi dekretin e Presidentit për ligjin e Arsimit të lartë, i cili e ktheu për rishqyrtim. Deputetët e PS hodhën poshtë argumentat e kryetarit të shtetit se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe cënon pavarësinë univeristare ndërsa opozita njoftoi se do t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.br Mazhoranca rrëzoi sot, 15 shtator 2015, dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit të arsimit të lartë duke i hapur rrugë votimit të ketij drafti në seancën e ardhshme parlamentare.br Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk preferoi të komentonte qëndrimin e presidentit ndaj këtij drafti.br Lindita Nikolla: Unë si ministre e Arsimit nuk kam tagër të komentoj dekretin e Presidentit?br Relatorja e këtij projektligji Mimoza Hafizi tha se nuk do të ketë rritje tarifash, do të ruhet autonomia universitare dhe paratë e shtetit nuk shkojnë tek privatët.br Mimoza Hafizi: ?Në dekret pretendohet se ligji detyron tarifa të larta shkollimi në arsimin e lartë. Kujtojmë se të njëjtat tarifa janë prej vitesh dhe shteti nuk ka ndërhyrë të vendosë limite, pasi këto tarifa i rregullon tregu.?br Opozita shprehu shqetësimin se drafti nuk ka ndryshuar.br Myqerem Tafaj: Për fat të keq qeveria zgjodhi rrugën tjetër. Ligji paraqitet ashtu siç ka qenë për të votuar. Ju keni shumicën e kartonave dhe mund ta bënibr Opoizta do të dërgojë në Gjykaten Kushtetese ligjin e bindur se ai bie ndesh me Kushtetutën.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-09-15

Duration: 01:42