Nxënësit e ekselencës, Veliaj propozon rikthimin e bursave për më të mirët - Ora News-

Nxënësit e ekselencës, Veliaj propozon rikthimin e bursave për më të mirët - Ora News-

Subscribe në Ora News këtu br Kreu i Bashkisë së Tiranës do të rikthejë bursat për nxënësit ekselentë.br Gjatë cermonisë me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2015-2016, me 100 nxënësit më të mirë të Tiranës, Veliaj tha se Këshilli bashkiak do të ketë propozimin e tij për votim.br Krahas kësaj, Kryebashkiaku propozon që 61 anëtarët të Këshillit Rinor të vinë nga gjimnazet e kryeqytetit.br Veliaj: ?Kemi marrë dhe pëlqimin e Këshillit bashkiak dhe në buxhetin e ri të Bashkisë do të propozojmë që pas katër vitesh të rikthehen bursat për studentët më të mirë. Kjo jo se ato para e nxjerrin një familje nga varfëria, jo se ato para mjaftojnë për të plotësuar çdo dëshirë, por sepse është një mënyrë për të thënë se nga taksapaguesit e Tiranës ashtu siç sponsorizojmë dhe siç paguajmë për ndriçim, asfalt, kanalizime, për rrugë, për ndërtime në infrastrukturë, besojmë gjithashtu se infrastruktura më e rëndësishme që duam të ndërtojmë gjendet në kokën e secilit prej atyre studentëve të ekselencës. Dhe siç investojmë në çfarëdo lloj strukture tjetër, është një investim modest në infrastrukturën e atyre që do të mbajnë peshën e ndërtimit të qytetit tonë në 20-30 apo 40 vitet e ardhshme?.br Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2015-09-15

Duration: 00:54