Shtëpia e vëllezërve Frashëri, Kumbaro: Komuniteti të na ndihmojë për mirëmbajtjen

Shtëpia e vëllezërve Frashëri, Kumbaro: Komuniteti të na ndihmojë për mirëmbajtjen

Subscribe në Ora News këtu br br Braktisja dhe amortizimi i shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri në Përmet, ka degraduar bibliotekën që gjendet në brendësi të godinës. Për shtëpinë që është kthyer në magazinë bimësh medicinale nga banorë të zonës, Ministrja e Kulturës ka shpjeguar se ndonëse ekziston projekti për ndërhyrjen, roli i komunitetit është domethënës për mirëmbajtjen e Monumenteve të kulturës me rëndësi të veçantë për historinë e Shqipërisë.br Shtëpia Muze ku lindën vëllezërit Frashëri në Përmet, është lënë në mëshirë të fatit.br Ndërtesa tre katëshe është katandisur me xhama të thyer, dërrasa të çara, e mure të plasaritur.br Pluhuri i harresës duket se nuk po kursen vatrën e vëllezërve Abdyl, Naim, e Sami Frashëri, trinomin e historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare.br Ndërtesa që ndodhet 45 km larg Përmetit po degradohet cdo ditë e më tepër, duke e humbur fuksionin si bibliotekë. Ndërsa shumë stenda tashmë janë boshatisur.br Ministrja e Kulturës pranon gjendjen e keqe ku gjendet shtëpia Muze, por apelon që për të ruajtuar këto Monumente të rëndësisë së veçantë, përvec bashkëpunimit me institucionet, duhet të ndihet dhe roli i qytetarëve.br Kumbaro: ?Kemi çuar ekipin, kemi kontrolluar, i kemi dërguar dhe shkresat përkatëse Bashkisë. Jemi në kontakt me ta që ata të bëjnë pjesën e tyre të mirëmbajtjes të paktën ga ana e pastërtisë dhe objekteve. Dhe ne po përgatisim ndërkohë një projekt-ndërhyrje si Monument Kulture për konsolidimin e shtëpisë. Ka shumë punë që mund të bëhen dhe duhet të bëhen nga komuniteti?.br Në shtëpinë e Frashëllinjve sheh libra të hedhur kudo dhe bimë medicinale që thahen, duke e shndërruar në një magazinë të rëndomtë.br Bashkë me shtëpinë e vëllezërve Frashëri, po harrohet dhe momente të rëndësishme historike për Shqipërinë.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2015-09-15

Duration: 01:31