Ekspertët: Formalizimi i biznesit të vogël të bëhet jo me masa të ashpra - Ora News

Ekspertët: Formalizimi i biznesit të vogël të bëhet jo me masa të ashpra - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Bizneset e vogla nuk mund të futen në rrugën e formalizimit vetëm me masa shtërnguese.Ekspertët deklarojnë se shteti duhet të marrë përsipër kostot e formalizimit pasi në kundërt rrezikon falimentimin e tyre.Eksperti Ardian Civici shprehet se biznesit të vogël nuk mund ti kërkohet të blejë kasë fiskele për një ditë.br Ardian Civici: E kanë nën kontroll, e ndihmojnë që të formalizohet, por nuk janë rigorozë deri në ekstrem që sot fillon aksioni ose duhet të kësh kasë fiskale ose duhet ta mbyllësh. Blerje e kasës fiskale mund ta rëndojë atë që të mbyllë këtë biznes.br Të njëjtin shpjegim jep edhe eksperti Arjan Kadareja i cili deklaron se ndaj biznesit të vogël duhet të ketë më shumë mbështetje pasi në të kundërt rezultatet e formalizimit do të jenë afatshkurtrabr Arjan Kadareja: Për bizneset e vogla duhen masat favorizuese të jenë më të mëdha sesa për biznesin e madh dhe të mesëm.br Ndërsa përsa i përket sektorit të bujqësisë Civici shprehet se duhet një strategji e veçantë për formaliziminbr Ardian Civici: Nuk mund të vazhdojmë të pranojmë për një kohë të gjatë që aty ku kemi rreth 45 të popullsisë dhe marrim 18 PPB, të jetë në nivel kaq të lartë informaliteti.br Arjan Kadareja nga ana tjetër e cilëson edhe bujqësinë nje biznes të vogël dhe apelon që për formalizimin e saj të ndiqen një sërë drejtimesh.br Arjan Kadareja: Edhe në sektorin bujqësor formalizimi duhet shoqëruar me ndihmë.br Që prej 1 shtatorit në vend ka nisur një aksion për të formalizuar ekonominë.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2015-09-22

Duration: 01:32

Your Page Title