Raporti i Canit në Kuvend shpjegon arsyet: Investimet e huaja u realizuan në masën 60% - Ora News

Raporti i Canit në Kuvend shpjegon arsyet: Investimet e huaja u realizuan në masën 60% - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Qeveria ka hasur vështirësi këtë vit, jo vetëm në realizimin e të ardhurave buxhetore, por edhe në drejtim të shpenzimeve. Në një raport që ministria e Financave i ka dërguar Kuvendit ka pranuar problemet në realizimin e invetsimeve, kryesisht atyre me financim të huaj. Duke iu referuar rezultateve të 6 mujorit, dikasteri i Canit ka sqaruar se i gjithë deficiti në shpenzimet kapitale është krijuar në shpenzimet me financim të huaj, të cilat janë realizuar në masën 60 për qind, duke krijuar një deficit prej 5.5 miliardë lekësh. Këto shpenzime kanë rënie edhe në krahasim me vitin e mëparshëm.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2015-09-22

Duration: 01:45

Your Page Title