Akuzat e PD, Tahiri: ILDKP nuk më ka kërkuar aktin e shitjes së makinës

Akuzat e PD, Tahiri: ILDKP nuk më ka kërkuar aktin e shitjes së makinës

Subscribe në Ora News këtu br Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu përgjigj akuzave të opozitës për përfshirjen e makinës së tij në trafikun e drogës. Ai ka përsëritur se e ka shitur automjetin që në nëntor të 2013, por dokumenti i shitjes nuk gjendet në mesin e dokumenatcionit të tij në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive pasi ky institucion nuk e ka kërkuar.br Saimir Tahiri: Ligji thotë, që nëse ILDKP bën kontroll dhe e kërkon sigurisht që e merr.br Për më tepër, Tahiri ka sugjeruar opozitën që për aktin notterial të shitjes t?i drejtohet ministrisë së Drejtësisë.br Saimir Tahiri: Drejtohuni në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe në Ministrinë e Drejtësisë.br Prej ditësh opozita po sulmon minsitrin Tahiri për përdorimin e makinës së tij në trafik droge nga vëllezërit Habilaj. Akuzat fillimisht janë bërë nga ish-oficeri i lartë i antidrogës Dritan Zagani, por Tahiri i ka hedhur poshtë duke deklaruar se makinën me targa AA 003 GB e ka shitur prej dy vitesh. Ministri i Brendshëm foli pas ceremonisë përmbyllëse të projektit suedezo-shqiptar për policimin në komunitet ku ai pranoi se sfida kryesore vijon të mbetet korrupsioni në radhët e uniformave blu.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-09-23

Duration: 00:57

Your Page Title