Mbyllet 6 shkolla private, urdhri: “T’i kthejnë pagesat nxënësve”

Mbyllet 6 shkolla private, urdhri: “T’i kthejnë pagesat nxënësve”

TIRANË - Ministria e Arsmit ka urdhëruar mbylljen e 6 shkolla private, të cilat detyrohen t?u kthejnë nxënësve diferencën e pagesave për pjesën e papërfunduar të shkollimit. br br Përmes një Urdhri që mban firmën e Ministres Lindita Nikolla, të gjashta shkollave private, të ciklit parauniversitar, u kërkohet të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore për vitin akademik 2014- 2015, brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. br br Po ashtu detyrohen të pajisin çdo nxënës me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar, brenda datës 10.9.2015. Sipas urdhrit duhen kthyer pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që këto institucione mund të kenë ndaj nxënësve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-09-23

Duration: 00:49

Your Page Title