Fija e flokut zbardh vrasjet e shqiptarëve në Hollandë e Tiranë

Fija e flokut zbardh vrasjet e shqiptarëve në Hollandë e Tiranë

Vrasja e shqiptarit Ilirian Sulku më 6 prill të këtij viti në Riderkerk të Holandës nuk është më një krim pa autor për hetuesit holandez e ata shqiptar. Pas 6 muaj hetimesh të përbashkëta prokurorët kanë mundur të zbulojnë personin që vrau 33 vjeçarin shqiptar dhe ai është Markelian Doçi, kjo e vërtetuar me prova shkencore dhe analizën e adn-s të një fije floku të gjetur në automjetin e përdorur në krim sqaruan burime pranë akuzës.br br Por si u zbulua autori i kësaj vrasje?br Lëvizjet e Markelian Docit jashtë shqipërisë në periudhën shkurt-prill 2015 dhe kthimi i tij më 10 prill në tiranë 4 ditë pas vrasjes së Ilirian Sulkut ngritën dyshime për një përfshirje të mundshme të tij në krim.br br Deri në Maj ky krim do të mbetej pa autor për drejtësinë Holandeze e atë Shqiptare por jo për vëllain e Ilirianit, Besnik Sulkun i cili kish thurur një plan hakmarrje.br Besniku ishte i bindur se vrasjen e kishin kryer Docët, niprit e Mentor Lufit person me të cilin Sulku kish patur përplasje për prishje në pazare droge dhe më 27 maj në bulevardin zogu i parë në tiranë i zuri prit për ta vrarë.br br Në këtë përplasje me armë u shënuan 3 viktima, Mentor Lufi daja i Markelian Docit vetë Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi italian Salvatore Letizia i cili atë ditë me këtë motor që shihni në pamje ndiqte për disa orë sëbashku me Sulkun Mentor Lufin.br br Për 3 viktimat dhe përplasjen me armë policia ndaloi Markelian e Klevis Docin, ndërsa me ekzaminimet e provave në vëndngjarjen e holandës dhe atë në shqipëri, fija e flokut, gjurmët e gishtrinjve dhe gjurmët balistike të armës së krimit nxorën se Markeliani është autor i vrasjes së dy vëllezërve Sulku.br br Pritet që ditët e para të tetorit prokurorët ti komunikojnë Markelian Docit dhe akuzën e vrasjes së Ilirian Sulkut në Holand pas asaj të vrasjes së Besnik Sulkut që rëndon tashmë mbi të nga drejtësia shqiptare.br br Markeliani është pyetur e më parë për vrasjen e Ilirian Sulkut, pasi sipas policisë shqiptare ajo ngjarje solli dhe hakmarrjen me 3 viktima e 1 të plagosur në Tiranë më 27 Maj, por ky krim ish mohuar prej tij duke pranuar se kish vrarë vetëm Besnik Sulkun pasi i vrau dajën e tij Mentor Lufi.


User: Report TV

Views: 21

Uploaded: 2015-09-24

Duration: 02:05