Mirditë, i shumëkërkuari qëllon RENEA, vijon aksioni për kapjen

Mirditë, i shumëkërkuari qëllon RENEA, vijon aksioni për kapjen

MIRDITE - Operacioni i forcave RENEA që po zhvillohet sot në Orosh të Mirditës për arrestimin e një të shumëkërkuari është shoqëruar me shkëmbim zjarri mes palëve.br br Petrit Dushi, 44 vjec i dënuar në mungesë për veprën penale të vrasjes është lokalizuar në fshatin Orosh dhe për arrestimin e tij janë nisur forcat RENEA.br br Pasi ka konstatuar praninë e policisë 44-vjeçari i armatosur ka dalë dhe është nisur ne drejtim të pyllit nga ku ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë, e cila i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë. br br Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri deri më tani nuk ka të lënduar dhe policia vijon punën për arrestimin e tij.br br Raportohet se forcat e rendit po përpiqen të bëjnë negociata me 44-vjeçarin përmes të afërmve të tij.br br Petrit Dushi është njohës i mirë i terrenit dhe kjo e favorizon në arratinë e tij.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2015-09-24

Duration: 00:58

Your Page Title