Bashkimi Europian akordon 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Bashkimi Europian akordon 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Bashkimi Europian ka akorduar për zhvillimin dhe Mbeshtetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020.br br Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural ( DG-Agri ), Jersy Plewa firmosën të enjten në Bruksel në ambjentet e Komisionit Europian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare.br br Burime nga dikasteri i Bujqësisë, bëjnë të ditur se, marrëveshja financiare është granti me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Europian për asistencën dhe mbështejen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale.br br Kjo marrëveshje pason mbështetjen e vazhdueshme që BE ka akorduar në vite përmes projekteve IPA dhe IPARD për bujqësinë shqiptare, duke shërbyer kështu si një katalizator dhe mbështetje e drejtëpërdrejtë në sistemin e financimit rural shqiptar, për prodhuesit dhe ekonominë fermere.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-09-25

Duration: 01:30