Eksportet në nivelin më të ulët, INSTAT: Gjatë muajit gusht u ulën me 17.6% - Ora News

Eksportet në nivelin më të ulët, INSTAT: Gjatë muajit gusht u ulën me 17.6% - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Eksportet shqiptare prekin fundin.Të dhënat e INSTAT për tregtinë me jashtë bëjnë më dije se gjatë muajit gusht ka pasur një ulje të eksporteve me 17.6 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e ndikuar nga një rënie e fortë e grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.Eksportet vlerësoheshin si një element mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend që do të thotë se kjo rënie mund të ndikojë në rritjen ekonomike.br Eksportet shqiptare gjatë muajit gusht pësojnë ulje të frikshme, një shenjë e qartë kjo se ecuria ekonomike përgjatë këtij viti është e rrezikuar.br Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 15 mld lekë, duke u ulur me 17.6 në krahasim me gusht 2014 dhe 32.1 në krahasim me korrik 2015.br Efekti kryesor në këtë këtë rënie të ndjeshme të eksporteve ka ardhur si pasojë e ndikimit të grupit minerale,lëndë djegëse dhe energji elektrike.br Gjithçka është e lidhur me situatën e pafavorshme në tregjet ndërkombëtare duke bërë që operatorët të mos kenë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmime janë shumë të pafavorshme.br Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet arritën në 165.2 miliardë lekë për 8 mujorin e këtij viti, duke shënuar një rënie me 3.8 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.br Ulja e eksporteve këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? me -17.3 pikë përqindje, ?Materiale ndërtimi dhe metale? me -2.7 pikë përqindje, ?Lëkurë dhe artikuj prej tyre me -0.4 pikë përqindje?.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-09-29

Duration: 01:14

Your Page Title