Dibër, gruaja vret me sëpatë burrin "E kisha bërë plan, s'jam penduar"

Dibër, gruaja vret me sëpatë burrin "E kisha bërë plan, s'jam penduar"

DIBËR - Krimi në familje shënon një tjetër viktimë. Kryetari i PS-së në Kalanë e Dodës, Kadri Visha 55 vjeç u qëllua për vdekje dy herë me sëpatë në kokë nga bashkëshortja e tij 45-vjeçare Agime. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në fshatin Ceren të Kalasë së Dodës në orët e para të mëngjesit të së martës, ndersa per te realizuar krimin gruaja ka perfituar nga fakti qe bashkeshorti i saj ishte ne gjume.br br Policia e njoftuar për vrasjen nga banorët e zonës u nis drejt vendit të ngjarjes ku bëri dhe arrestimin e 45-vjeçares. Burime pranë prokurorisë së Dibrës thanë për Shqiptarja.com se xhelozia dyshohet të jetë shkaku i këtij krimi të rëndë. E pyetur nga grupi hetimor, 45 vjeçarja nuk ka shprehur pendesë për atë që kishte bërë, teksa ka thënë se kishte kohë që e kishte menduar të vriste burrin e saj.br br Çifti prej kohësh ishte në konflikt me njëri tjetrin për shkak të skenave të xhelozisë së 45-vjeçares. Dy bashkëshortët jetonin të vetëm në banesë, pasi katër fëmijët e tyre ishin të martuar dhe ishin larguar nga shtëpia prej pak vitesh. br br Agime Visha dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka kryer krimin e rëndë. Burime per Shqiptarja.com thane se prej vitesh Agime Visha mjekohej per depresion ne spitalin e Peshkopise.br br Pas ngjarjes tragjike, Agime Visha ka njoftuar të afërmit e saj për krimin e kryer dhe ka pritur ardhjen e policisë. br br Viktima Kadri Visha ishte prej dy vitesh kryetar i Partisë Socialistë në Kalanë e Dodës në Dibër, ndërsa disa mandate ka qenë edhe anëtar këshilli në komunën e Kalasë së Dodës, tashmë të shkrirë me ndarjen e re territoriale.


User: Report TV

Views: 18

Uploaded: 2015-09-30

Duration: 01:00

Your Page Title