Turistëve po u pëlqen Shqipëria, nga 2-3 ditë tani rrinë 5 - Ora News- Lajmi i fundit

Turistëve po u pëlqen Shqipëria, nga 2-3 ditë tani rrinë 5 - Ora News- Lajmi i fundit

Subscribe në Ora News këtu br Numri i turistëve nga vendet perëndimore që vizituan Shqipërinë këtë sezon është rritur me 25 në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave të ministrisë e Tregisë dhe Turizmit ky 25 më shumë vjen nga vendet perëndimore. Të dhënat tregojnë se është rritur edhe kohëzgjatja e qëndrimit të turistëve në vendin tonëbr Sonia Popa: ?E rëndësishme është të rriten dhe shpenzimet që turistët bëjnë në Shqipëri. Netët e qëndrimit janë rritur. Ka qenë 2- 3 ditë, tani ka shkuar në 5 ditë?br Drejtoresha e Turizmit Sonia Popa thotë se një ndër problematikat e hasura këtë sezon ka qënë mungesa e bashkëpunimit mes operatorëve turistikë dhe institucioneve gjë që ka sjellë ulje të cilësisë së shërbimit, e ka detyruar mjaft turistë të ikin më shpejt nga sa e kishin planifikuarbr Sonia Popa:?Bashkëpunimi duhet të jetë më i mirë mes agjencive turistike me hallkat e tjera, si strukturat akomoduese apo guidat turistike?br Kështu dita ndërkombëtare e turizmit sipas ministrisë e ka gjetur vendin me një bilanc pozitiv, por edhe me disa probleme që presin zgjidhje për sezonin e ardhshëm.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2015-09-30

Duration: 01:26

Your Page Title