Tomasova: CEZ është çështja juaj, vetoja ishte për reformat

Tomasova: CEZ është çështja juaj, vetoja ishte për reformat

ELBASAN - Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri Broislava Tomasova ka hedhur poshtë të gjitha zërat e kthyera në akuza politike të opozitës kundër qeverisë, se vendi i saj kishte vënë kusht për heqjen e vetos ndaj Shqipërisë firmosjen e marrëveshjes me CEZ. Ajo tha se Çekia e bazon veton për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian siç ishte Shqipëria, vetëm në reformat dhe progresin e bërë.br br ?Marrëveshja CEZ është mbyllur para se të diskutohej veto për statusin e vendit kandidat. Banka Botërore dhe KE e kanë mbështetur këtë marrëveshje me CEZ. Ndërkohë republika çeke si një vend kandidat para se të japë veton shikon progresin e një vendi, integrimin dhe reformat?, tha Tomasova.br br Qeveria zgjidhi konfliktin me CEZ në qershor të 2014-ës duke zgjidhur mosmarrëveshjet qe ish-mazhoranca e djathtë kishte në arbitrazh me kompaninë çeke të Shpërndarjes së Energjisë. Opozita shqiptare ju referuar dëshmisë së drejtorit të Sekretariatit të Energjisë Janez Kopac, për të akuzuar shumicën e majtë se ka blerë me 600 milionë euro veton e Çekisë për statusin në këmbim të firmosje së marrëveshjes me CEZ-in.br br Këto deklarata ambasadorja Tomasova i bëri nga Elbasani ku takoi kryebashkiakun Sejdini në kuadër të projekteve mbështetëse për këtë qytet nga qeveria çeke.br br Edhe ambasadorja i është bashkuar zërave se CEZ-i është një cështje që i përket politikës shqiptare dhe se zgjidhja duhet të vijë nga faktori i brendshëm.br br ?Nuk besoj se problemi kryesor është CEZ-i. Si një diplomate e huaj nuk dua të merrem me këtë çështje të cilën e konsideroj një çështje ndërpolitike në Shqipëri. Gjithsesi dua t?i ftoj të gjithë të kenë parasysh se sundimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur kanë rëndësi për operimin e kompanive në vend, për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre në vend dhe për prosperitetin e vendit tuaj?, tha Tomasova.br br Ndërkohë e pyetur se cili është mendimi i saj për reformat në Shqipëri, ajo u përgjigj se ecuria e tyre merret gjithnjë ne konsideratë nga vendet anëtare dhe se po pritet progres-raporti i Komisionit Evropian të cilin vend anëtar edhe Çekia do ta diskutojë në muajin dhjetor.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-10-02

Duration: 01:22

Your Page Title