"Luftë" në Tiranë, 29 plumba marrin 2 jetë, autori 17 vjeç!

"Luftë" në Tiranë, 29 plumba marrin 2 jetë, autori 17 vjeç!

TIRANE -Rreth 14 orë pas atentatit në Tiranë ku mbetën të vrarë një vajzë dhe një djalë, dhe shpëtoi personi që dyshohet se ishte ?shënjestra?, policia gjeti në Lumin e Lanës kallashnikovin që është përdorur nga autori ende i paidentifikuar, në një distancë të afërt me lulishten ?1 Maji? ku ndodhi masakra. Policia ka ofruar 10 mije euro shperblim per kedo qe jep informacione per autorin e ketij krimi.Per kete qellim policia ka publikuar edhe nje numer kontakti 069 41 15 502. br br Pas kërkimeve me imtësi rreth zonës së krimit polumbarët e RENEA-s gjetën kallashnikovin të hedhur në Lanë, megjithatë priten analizat balistike për të vërtetuar nëse është pikërisht arma që i mori jetën 30-vjeçares Aurora Oskian, 23-vjeçarit Kevin Rugova dhe la të plagosur 41-vjeçarin Elvis Gaçaj i cili deri në këto momente për shkak të së shkuarës së tij me precedentë, dyshohet të ketë qenë objektiv i atentatit. Dyshimet e policisë për krimin janë orientuar në disa pista, por më kryesorja është ajo një atentati si pasojë e përplasjes së grupeve rivale në kryeqytet që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. br br br Edhe pse nuk ka një emër për autorin, policia dyshon se bëhet fjalë për një djalë rreth 17 vjeç, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë i pa maskuar. Pas 23 të shtënave drejt makinës që drejtohej nga Elvis Gaçaj, i riu e kishte hedhur automatikun në Lanë për të humbur gjurmët dhe më pas është larguar mes rrugicave duke përfituar edhe nga errësira. Nuk dihet ende nëse 17-vjeçari ka pasur bashkëpunëtor të tjerë në krim që mund ta kenë ndihmuar atë për arratisjen.br br Një vajzë me inicialet E.Gj e cila udhëtonte në makinë mundi t?i shpëtojë atentatit pa lëndime pasi u largua nga makina sapo filluan të shtënat. Ajo ka qenë e para që ka njoftuar policinë dhe dyshohet se është pronarja e makinës BMW seria 5. br br Gaçaj ka qenë i dyshuar për lidhje me trafikun e drogës dhe i dënuar për vrasje dhe plagosje. Pista kryesore e policisë është pikërisht prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrjes. Ndërsa dy personat e tjerë që mbetën të vrarë, Kevin Rugova dhe Aurora Oskian nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë. Por nga kontrolli i ushtruar në banesën e 23 vjeçarit gjeti një sasi të vogël kokaine. Rugova ka tentuar të dalë nga makina por ka mbetur i vdekur pranë derës. Ai punonte në një agjenci turistike.br br Policia dyshon se në ngjarje janë përdorur një Kallashnikov dhe një pistoletë, për faktin se janë gjetur 29 gëzhoja nga të dyja llojet e armëve.br br Pasi ka qëlluar në drejtim të tyre autori është rikthyer pranë makinës për t?u siguruar se personat që kishte qëlluar kishin vdekur, por në këtë moment në drejtim të tij është qëlluar nga Elvis Gaçaj. Edhe pse kishte marrë një plagë në dorë dhe në sup, Gaçaj i është përgjigjur me gjashtë të shtëna pistolete duke detyruar atentatorin të largohet. Ky veprim i ka shpëtuar jetën Gaçit.br br Burime për Shqiptarja.com thanë se autori ka qëlluar me kallashnikov nga parmakët e një ndërtese dhe më pas është larguar menjëherë prej andej. Në hyrjen e palla...


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2015-10-02

Duration: 02:46

Your Page Title