Lezha një kantier ndërtimi! 6 muaj "peng" i punimeve për ujësjellësin

Lezha një kantier ndërtimi! 6 muaj "peng" i punimeve për ujësjellësin

LEZHË - Punimet për rikonstruksionin e tubacioneve të ujit të pijshëm dhe rrjetit të kanalizimeve vijojnë të mbajnë peng qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.br br Punimet e nisura në muajin prill duhej të përfundonin në mes të shtatorit por premtimet e firmës kontraktuese dhe të bashkisë mbetën vetëm në letër. br br Situata vijon e njëjtë prej muajsh, ndërsa ata të cilët përballen me pasojat e kësaj situate janë qytetarët lezhjanë.br br Drejtori i Shërbimeve në bashkinë e Lezhës, Nikolin Prendi, ashtu si paraardhësi i tij e justifikon vonesën me punimet për tubacionet e ujësjellësit të ri.br br Ndërkohe qytetarët lezhjanë tashmë duket se po lodhen nga kjo panoramë.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-10-05

Duration: 01:11

Your Page Title