INSTAT: Shpenzimet e familjeve tkurren me 3.16% - Ora News - Lajmi i fundit

INSTAT: Shpenzimet e familjeve tkurren me 3.16% - Ora News - Lajmi i fundit

Subscribe në Ora News këtu br Familjet shqiptare po shpenzojnë gjithmonë e më pak për mallrat e shportës .Të dhënat e Instat për tremujorin e dytë tregojnë se konsumi ka rëne me 3.16 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Ekonomia vijon të jetë e dobët nën objektivin e qeverisë ndërkohë ekspertët janë pesimistë për ritmet e rritjes ekonomike edhe për pjesën e mbetur të vitit.br Edhe për tremujorin e dytë të 2015 familjet shqiptare kanë kursyer në blerjen e ushqimeve në shenjë pasigurie për të ardhmen. Të dhënat e Instat bëjnë me dije se konsumi është ulur me 3,16.Ky fenomen po kthehet në një problem shqetësues për ekonomien e vendit.br Gjergji Mano, Drejtor i Llogarive Kombëtare të INSTAT: ?Konsumi final i popullatës i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në tremujorin e dytë 2015 u ul me 3.16 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014. Konsumi final i administratës publike në tremujorin e dytë të 2015 u ul me 1.26. Konsumi final dhe organizata fitimprurëse u rrit me 3.88 .br Instat raporton një rritje anemike të ekonomisë për tremujorin e dytë në krahahsim me 2014, por në krahasim me tremujorin e parë ritmet e uljes vijojnë të nxitura nga rënia e konsumit.br Drejtor i Llogarive Kombëtare të INSTAT: ?Produkti i Brendshëm Bruto në vitin 2015 vlerësohet me një rritje prej 2.53 kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2014. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si ndërtimi me 1.96 pikë , energjia, industria dhe uji me 0.72 pikë .br Ekspertët parashikojnë rënie të mëtejshme të konsumit edhe në pjesën e dytë të vitit, duke vën në rrezik parashikimet për rritje ekonomike 2.7.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2015-10-05

Duration: 01:32

Your Page Title