Homazhe për Gjetën, Rama e Meta kritika njëzëri drejtësisë

Homazhe për Gjetën, Rama e Meta kritika njëzëri drejtësisë

Dëshmorit më të ri të Atdheut Simon Gjeta iu dha lamtumira e fundit me të gjitha nderimet në një ceremoni homazhesh të zhvilluar në Akademinë e Policisë, aty ku nisi karriera e tij në vitet e vështira të 1997-ës. Kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që humbi jetën në një aksion për kapjen e autorit të një plagosjeje, prehet në "Varrezat e Dëshmorëve" krah një tjetër heroi që dha jetën në krye të detyrës, specialit të RENEA-s Ibrahim Basha, Dritan Lamaj e Gani Malushi.br br Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, kolegë, miq e të afërm u përulën në heshtje para veprës së tij.br br Kreu i qeverisë Rama mbërriti i vetëm në homazhe, me një shirit të zi në krah dhe zgjodhi të lë një shkrim në librin e shënimeve për të shprehur vlerësimin për nënkomisarin e vrarë në detyrë.br br Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, shefi i mazhorancës, kryeparlamentari Meta dhe ministri Tahiri kishin një kryefjalë: Reforma në drejtësi do thyejë fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit.br br Simon Gjeta, me gradë nënkomisar me detyrë komandant njësie në repartin e FNSH-së në Shkodër, mbeti i vrarë të shtunën me 3 tetor gjatë një operacioni për arrestimin e Ruzhdi Arishtës 56 vjeç. Ky i fundit më parë kishte plagosur me armë kushëririn e tij për shkak të një konflikti.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-10-05

Duration: 03:19

Your Page Title