Lamtumirë nën/komisar Gjeta, krerët e shtetit përulen para Dëshmorit të Atdheut - Ora News

Lamtumirë nën/komisar Gjeta, krerët e shtetit përulen para Dëshmorit të Atdheut - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br I është dhënë sot lamtumira e fundit nënkomisarit Simon Gjeta, i cili mbeti i vrarë të shtunën gjatë një operacioni policor në Oblikë të Shkodrës.br Personalitete të larta të vendit, si kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, Ambasadorë të akredituar në Tiranë, mes tyre përfaqësuesi i SHBA-së Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, Ministra të kabinetit qeveritar, kolegë të tij dhe miq e të afërm, prej orës 11:00 deri në 13:00 nderuan ?Dëshmorin e Atdheut?.br Ata vlerësuan punën e nënkomisarit dhe policisë së shtetit në përballjen e përditshme me krimin dhe kriminelët.br Shefi i opozitës Basha duke folur pas homazheve, siguroi punonjësit e Policisë së Shtetit se Partia Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krah tyre, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e rikthimit të drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në parametrat që meritojnë efektivët.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-10-05

Duration: 01:57