“Të dorëhiqet Tahiri!" PD dy ditë me të njëjtat akuza dhe foto

“Të dorëhiqet Tahiri!" PD dy ditë me të njëjtat akuza dhe foto

TIRANE - Prej 35 ditësh Partia Demokratike akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri për lidhje me botën e krimit dhe i kërkon atij dorëheqjen nga ky post për tu përballur me drejtësinë. Por duket se opozitës i kanë mbaruar akuzat, dhe ndaj këtë të martë, PD ka dalë me të njëjtin denoncim kundër ministrit: Lidhjen e kushërinjve të tij me shefin e kufirit në Dhërmi. Me të njëjtat foto të publikuara edhe më parë në deklaratat e përditshme nga selia blu, edhe sot deputeti Luciano Bosi akuzoi se shefi i kufirit në Dhermi po bashkëpunon me Ministrin Tahiri, për të transportuar drogën nga Vlora drejt Italisë..br br ?Shefi i kufirit të Dhërmiut, ai që e ka për detyrë të ruajë territorin ku magazinohet e transportohet droga për në Itali, shfaqet në lidhje shumë të ngushtë me Habilajt, me kushërinjtë e ministrit. Pra Tahiri jo vetëm u ka dhënë makinën e tij, u ka dhënë garanci e mbrojtje, por ka vënë pikat kyce të policisë në shërbim të plotë të bandës.Teksa punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit luftojnë me krimin, sakrifikojnë dhe jetën, ministri i tyre bën pazare me krimin, u krijon lehtësi bandave, është pjesë e tyre? tha Boci.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-10-06

Duration: 00:53

Your Page Title