Investitorët e huaj: 51% nuk shohin klimë të favorshme për të bërë biznes

Investitorët e huaj: 51% nuk shohin klimë të favorshme për të bërë biznes

TIRANË - Më shumë se 50 e investitorëve të huaj në Shqipëri shprehen se sistemi gjyqësor ndikon negativisht në klimën e biznesit. Gjithashtu ndryshimi herë pas here i sistemit të taksave dhe korrupsioni në administratën tatimore janë probleme të tjera shqetësues për këta investitorë.br br Konkluzionet dalin nga sondazhi i kryer nga Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri, ku vetëm 18 e sipërmarrjeve janë shprehur se klima e biznesit në Shqipëri është e favorshme, ndërkohë që 51 e tyre e cilësojnë jo të favorshme.br br Sipërmarrësit e huaj mendojnë se vetëm gjysma e kontrolleve tatimorë janë të bazuara në ligj, pjesa tjetër, thotë se ato ndërmerren për ryshfet e të nxitura nga sfonde politike. 23 deklarojnë se gjobat e ndëshkimet në pjesën dërrmuese të rasteve nuk janë të ndershme.br br I pranishëm në publikimin e sondazhit të Investitorëve të huaj, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj pranoi se korrupsioni në tatime është një problem i rëndë për biznesin. Sipas tij, pikërisht për këtë arsye rastet e korrupsionit në të ardhmen do të ndëshkohen me ndjekje të rënda penale.br br ?Në ndryshimet që i kemi bërë Kodit Penal, kemi vendosur që këto lloj aktesh, korrupsionin e administratës tatimore të cilësohet si krim i rëndë, pra hyn tek krimet e rënda dhe gjykohet te krimet e rënda?, tha Ahmetaj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-10-07

Duration: 01:40

Your Page Title