BE: Përmirësoni klimën e biznesit, Qeveria kërkon një platformë të re ndihme

BE: Përmirësoni klimën e biznesit, Qeveria kërkon një platformë të re ndihme

Subscribe në Ora News këtu br Përmirësoni klimën e biznesit dhe rritni konkurueshmërinë. Me këtë sugjerim ju drejtua ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, përfaqësuesve të qeverisë gjatë prezantimit të projektit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Diplomatja e BE-së në Shqipëri vuri theksin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në luftën ndaj informalitetit.br Vlahutin: ?Është e rëndësishme që të përmirësohet klima e biznesit, të ndihmohen në përmirësimin e konkurrueshëmrisë, në mënyrë që të kenë një qasje më të latë.Shqipëria synon që të bëhet një shtet anëtar i BE-së, por kjo do të thotë që të integrohet në një treg të fortë, me rregulla të qarta dhe ku janë miliona konsumatorë. Ndaj është e rëndësishme që të realizohet reforma e drejtësisë, e cila duhet të adresojë gjithë problematikën dhe të futet thellë në sistem; të luftohet informaliteti , të zgjidhen çështjet e pronësisë dhe zbardhja e vendimeve gjyqësore?.br Ndërkohë ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj u shpreh se synim për të ardhmen është një rritje ekonomike më e lartë ndërsa kërkoi një platform të re ndihme nga BE.br Arben Ahmetaj: ?Aq më mirë që ka një instrument zhvillimi si ky për ?knoë hoë? të ndërrmarjeve të vogla e të mesme, të avancojmë me urgjencë nëse mundemi një platformë të re ndihme?.br Projekti i BE-së dhe BERZHIT ka një kosto prej 2 milionë euro dhe nëpërmjet tij do të mbështeten 120 ndermarrje te vogla dhe te mesme të cilat po asistohen me ekspertë dhe pjesa tjetër me konsulentë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-10-09

Duration: 01:32

Your Page Title