Ivanoviç për Report TV: Dje s’ishte Shqipëria e vërtetë, por kualifikohet

Ivanoviç për Report TV: Dje s’ishte Shqipëria e vërtetë, por kualifikohet

Kapiteni i Kombëtares serbe Branislav Ivanoviç në një intervistë për gazetarin Andi Kapxhiu në Report TV e cilësoi profesional organizimin e ndeshjes. Ai mendon se Shqipëria do të kualifikohet në Evropian.br br Ivanoviç diçka për ndeshjen, ju e fituat 2-0 ndaj Shqipërisë?br Sinqerisht e them se ishte një ndeshje shumë e vështirë, kishte presion mbi të dyja skuadrat. Ne hymë në fushë më mirë psikologjikisht dhe e dominuam pjesën e parë dhe në fund të ndeshjes ne shfrytëzuam mundësitë tona dhe fituam dhe mendoj se kjo fitore në Shqipëri mund të na bëjë një ekip më të mirë në të ardhmen.br br Sa i përket organizimit, nuk ndodhi asgjë?br Mendoj se ishte një organizim profesional shumë-shumë i mirë, edhe ndeshja eci mjaft mirë pa asnjë incident. Në opinionin tim ky është sporti dhe sporti është në majë të gjithçkaje. Kur ju mund t?i ndryshoni gjërat, ju jepni një imazh të mirë dhe unë shpresoj se mesazhi që u dha nga kjo ndeshje ishte i mirë.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-10-09

Duration: 01:54

Your Page Title