Imami i vetëshpallur gjyqtares: Ju qafira, do të vijë radha dhe ty

Imami i vetëshpallur gjyqtares: Ju qafira, do të vijë radha dhe ty

TIRANË - I drejtohet gjyqtares më fjalët ?Do të vijë radha juaj? nxirret jashtë salle imami i vetëshpallur Bujar Hysa. Kaq ka mjaftuar që të tensionohet situata në procesin ndaj xhihadistëve të cilët akuzohen për terrorizëm. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë seancën për të martën e ardhshmebr br ...br Pas replikave me prokuroren Elisabeta Imeraj, imami i vetëshpallur Bujar Hysa i pandehur për terrorizëm kërcënon kryesuesen e trupit gjykues Liljana Baku dhe nxirret jashtë salle. ?Ju qafirët e Allahut, do t?iu vijë radha dhe ju zonja gjyqtare?, u drejtua Hysa trupës gjyqësore nga kafazi i hekurt.br br Por kaq ka mjaftuar që procesi ndaj 9 të pandehurve konsideruar si dosja e xhihadit, të ndërpritet për tu shtyrë të martën e ardhshme.br br Këtë seancë Policia e Shtetit kish mundur të shoqërorë dhe dy dëshmitare të konsideruara të rëndësishme për procesin, por paçka këtij impenjimi seanca nuk mundi të zhvillohej normalisht. Shtyrjen e seancës për të disatën herë, mbrojtja e të pandehurve bëri përgjegjës gjykatën.br br Procesi ndaj 9 imamëve të pandehur për rekrutim të shqiptarëve drejt luftës për xhihad në Siri dhe nxitje të terrorizmit prej 9 muaj zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.


User: Report TV

Views: 10

Uploaded: 2015-10-13

Duration: 01:11