Intervista për Ora News, Konjufca: Gazin lotsjellës na e dha policia, e futëm ne në Kuvend

Intervista për Ora News, Konjufca: Gazin lotsjellës na e dha policia, e futëm ne në Kuvend

Subscribe në Ora News këtu br Në një intervistë për Ora News kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se Vetëvendosja është e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet e firmosura më 25 gusht me Serbinë dhe demarkimin me Malin e Zi.br ?Deputetët e opozitës janë të vendosur për ti kundërshtuar pa kompromis marrëveshjet e arritura më 25 gusht mes Mustafës dhe Vuçiç në Bruksel si dhe marrëveshjen tjetër shumë të dëmshme të demarkimit të kufirit me Malin e Zi ku pretendohet se i janë dhënë 8- 10 mijë ha Malit të Zi. Ne po i kundërshtojmë duke bllokuar jetën konstitucionale në Kosovë? tha Konjufca.br Kontrollin në Kuvend, Konjufca i quan si ?masa të qeverisë për t?ë trembur opozitën? dhe shtoi se policia i ka dhënë gazin lotsjellësbr ?Nuk kam thënë se policia i ka futur brenda në Kuvend. I kemi futur ne por policia na i ka dhënë. Ne jemi furnizuar nga policia? tha ai për Ora News.br Sipas tij nuk është opozita që po krijon një imazh të keq të Kosovës por është përgjegjësia e qeverisëbr ? Është qartë që vendi është futur në një krizë të thellë politike? thotë ai duke e bërë me fajbr firmosjen e marrëveshjes më 25 gusht në Bruksel.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-10-15

Duration: 01:28