4-vjeçari me leuçemi akute, prindërit: S’kurohet prej 40 ditësh, duhet ta çojmë jashtë

4-vjeçari me leuçemi akute, prindërit: S’kurohet prej 40 ditësh, duhet ta çojmë jashtë

Subscribe në Ora News këtu br Prindërit e një 4-vjeçari me leuçemi akute, bëjnë apel për ndihmë. Prej 40 ditëve mjekimi tek fëmija është ndërprerë për shkak se kura nuk është më efektive dhe zgjidhje mbetet kryerja e një transplanti në palcë jashtë vendit. Për të realizuar këtë ndërhyrje, familja Kuka nuk ka mundësi fianciare, ndaj i kërkon qytetarëve dhe biznesmenëve ndihmë.br Edhe pse është 4 vjeç, Migeli ka nisur sfidën më të vështirë, luftën për jetën.br Ai ka 3 vite që është diagnostikuar me leuçemi akute dhe përgjatë kësaj periudhe prindërit Altini dhe Etleva enden dyerve të spitaleve me shpresën se një ditë do të kthehen shëndosh e mirë në shtëpinë e tyre në Elbasan.br Por rezultatet për fat të keq deri më tani nuk kanë qënë pozitive dhe prej 40 ditëve Migeli nuk po vazhon dot kurën, e cila sipas komunikimit të mjekëve nuk është më efektive.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-10-17

Duration: 01:51

Your Page Title