Demokratët kërkojnë përgjigje për godinën e OSHEE dhe vjedhjen te ALUIZNI

Demokratët kërkojnë përgjigje për godinën e OSHEE dhe vjedhjen te ALUIZNI

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike edhe këtë të dielë ka denoncuar dy afera të qeverisë Rama.br Deputeti, Luçiano Boçi, kërkoi shpjegime nga ekzekutivi për tenderin për godinën e OSHEE, ndërsa Mimoza Hajdarmataj kërkoi llogari për vjedhjen e 1.5 milion dollarëve që sipas saj është kryer nga kreu i këtij institucioni dhe kryeministri Rama.br Deklaratë e deputetit Luciano Boçibr Edi Rama vazhdon të ndajë pako të reja 5 miliardë lekëshe, për ndërtuesin e sarajeve të tij, kur ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, para që i mori Carapuli i tij edhe pse me ofertën më të lartë.br Korrupsioni me tenderat për ndërtim godinash, ku fituesi është i paracaktuar dhe është Carapuli i tij, po shfaqen gjithandej.br Ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, paraqet ofertën më të lartë, mundësisht aq sa është fondi limit, dhe shpallet fitues.br Edhe më skandaloze është çështja, kur fondi i vënë në dispozicion për ndërtuesin e Ramës zmadhohet e fryhet në mënyrë që fitimi i tij të jetë i majmë.br Kjo ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit.br Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht Eurocol, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-10-18

Duration: 01:25

Your Page Title