Trafikimi i Drogës në Durrës, pritet zgjerimi i rrjetit dhe arrestime të tjera

Trafikimi i Drogës në Durrës, pritet zgjerimi i rrjetit dhe arrestime të tjera

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Shtetit dhe organi i hetimit pritet të zgjerojnë rrethin e personave të implikuar në rrjetin e drogës, të zbuluar ditën e shtunë në Durrës.br Burimet bëjnë me dije se bashkë me vijimin e hetimeve priten të tjera arrestime, ndërsa hetimet pritet që të nxjerrin se kultivuesit dhe transportuesit e kësaj drogë ndodhen edhe jashtë kufijve shqiptarë.br Prokuroria për Krimet e Rënda e ka tashmë të vërtetuar se kanabisi i bllokuar në këtë punishte droge kishte destinacion shtetin fqinj Italinë. Prokuroria që ka zhvilluar hetime për muaj të tërë ka tashmë në duart e saj tabulatet telefonike për grupin e strukturuar kriminal.br 5 nga 7 personat e arrestuar në operacionin me emrin ?Kordinata? rezultojnë të jenë biznemenë, pronarë kompanish nafte dhe lokalesh në Shqipëri, madje dhe në Itali.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-10-18

Duration: 16:59