Regjistrimi i fermerëve, një ndër qëllimet e operacionit anti-informalitet

Regjistrimi i fermerëve, një ndër qëllimet e operacionit anti-informalitet

Subscribe në Ora News këtu br Regjistrimi i fermerëve dhe pajisja e tyre me kartë është një ndër qëllimet e operacionit anti-informalitet i cili ka nisur 1 shtator. Po si e vlerësojnë një nismë të tillë vetë fermerët? Shumë prej tyre i friksohen faktit se nëse regjistrohen do të paguajnë më shumë taksa. Ndërsa disa të tjerë e vlerësojnë të panevojshme një proces të tillë.br Fermerët shprehen se marrja e kartës do t?u vlente vetëm për të shitur prodhimet tek grumbulluesi dhe kjo nuk është gjëja e duhur për ta në një kohë që po punojnë për bukën e gojës.br Tregtarët thonë se nuk kanë asnjë leverdi t?i dërgojnë prodduktet në qendrat e grumbullimit për shkak të çmimit të ulët.br Fermerët mund të regjistrohen pranë drejtorive të bujqësisë në rrethe dhe më pas marrin kartën e fermerit, në bazë të së cilës mund të shesin prodhimet me faturë tek grumbulluesi.br Në bazë të ligjit tregtari i shumicës paguan TVSH për produktin dhe rimbursohet nga shteti.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2015-10-19

Duration: 01:35

Your Page Title