A1 Report - Tre anëtarët e familjes Ferracaku jetojnë me lëmoshat e komshinjve

A1 Report - Tre anëtarët e familjes Ferracaku jetojnë me lëmoshat e komshinjve

?Kafshatë që s kapërdihet asht or vëlla mjerimi?br br Kjo shprehje e Migjenit i vjen ndërmend kujtdo që rruga e çon në shtëpinë e familjes Ferracaku në fshatin Zhelazhan të Lushnjës.br br Varfëria, skamja mjerimi dhe mungesa e shpresës prej 34 vitesh janë ulur këmbëkryq në sofrën e vobektë të kësaj familjeje. br br Kjo ndërtesë e cila ka vetëm mure të rrënuar dhe një gjysmë çati me tjegulla të thyera e plastmasë të grisur është banesa e çiftit Ferracaku dhe djalit tyre 7-vjeçar.br br Objekti nuk plotëson as kushtet minimale të jetesës, teksa c ka bie jashtë hyn edhe brenda.br br Disa objekte të ashtuquajtura orendi, pjesëtarët e familjes Ferracaku i kanë gjetur në kosha plehrash dhe i kanë sjellë në ?shtëpinë? e tyre.br br Këto pamje të fokusuara nga kamera jonë brenda këtij objekti nuk kanë nevojë për koment.br br Objekti shërbente dikur si magazinë dhe ky mbishkrim në mure i kohës regjimit, nuk është i plotë pasi suvaja ka rënë. br br Një krevat i vjetur, disa orendi të shkatërruara, disa dërrasa janë improvizuar si mobilie janë e vetmja pasuri e kësaj familjeje. br br Kryefamiljari gjatë verës është në Sarandë ku bën punë të ndryshme, ndërsa lëmosha e komshinjve është ushqimi i përditshëm për këtë familje, teksa përkrahja sociale që marrin ju hyn shumë pak në punë.br br E zonja e shtëpisë Vasilika përmes kameras tonë rrëfen se prej vitesh ata vetëm mbijetojnë,ndërsa ka një apel për këdo që mundet ta ndihmojë.br br Premtimet në kohë fushatë për ndërtimin e një dhomë ku të jetojë kjo familje deri tani kanë mbetur në letër. br br Në largohemi me shpresën se dikush do t'i ktheje sytë nga kjo familje, skamjen e së cilës do të kishte të vështirë ta përshkruante edhe Migjeni.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2015-10-20

Duration: 02:33

Your Page Title