Samiti i PPE-së, Basha: Bashkëqeverisja me krimin po dhunon standardet demokratike- Ora News

Samiti i PPE-së, Basha: Bashkëqeverisja me krimin po dhunon standardet demokratike- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Kreu i PD, Lulzim Basha mori pjese në ditën e dytë të Samitit të Partive Popullore Europiane u diskutua situata në Ballkan. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike, tha zoti Basha në fjalën e tij. Kryetari i Partisë Demokratike solli në vëmendje numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendi ynë që u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Kjo situatë, tha zoti Basha e bën dhe më të domosdoshëm fokusimin e vëmendjes së Bashkimit Europian në Shqipëri, ku si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin, dhunohen standardet demokratike e shteti ligjor dhe qytetarët goditën padrejtësisht.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-10-22

Duration: 01:16

Your Page Title