Nënshtetësia italiane, reforma ndihmë për fëmijët e emgirantëve shqiptarë- Ora News

Nënshtetësia italiane, reforma ndihmë për fëmijët e emgirantëve shqiptarë- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Rreth 15 vite përpjekje janë dashur që Italia të miratojë reformën e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve dhe kjo arritje konsiderohet një moment historik për vendin, pas shumë vitesh betejë politike. Parashikohet se do të jenë rreth 700-800 mijë fëmijë emigratësh, mes të cilëve dhe dhjetëra mijëra fëmijë emigrantësh shqiptarë të cilët do të përfitojnë nga ky ligj.br Reforma u miratua pak ditë më parë në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian, me 310 vota pro, 66 jo e 83 abstenim dhe parashikon ndryshimin e ligjit 91, miratuar më 5 shkurt të 1992. Ky ligj nuk iu njihte fëmijëve të emigrantëve të lindur në Itali apo të rritur e të shkolluar në këtë vend, të drejtën e nënshtetësisë pa mbushur moshën 18 vjeç.br Reformimi i kësaj mangësie ligjore që penalizonte fëmijët e emigrantëve, u bë e mundur falë një iniciative popullore të firmosuar nga rreth 210 mijë qytetarë italianë. Po është sigurisht një meritë e mazhorancës politike italiane e përbërë kryesisht nga Partia Demokratike. Relatorja kryesore e kësaj reforme është deputetja e Partisë Demokratike, Marilena Fabbri, e cila në një intervistë për Ora News tha se rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë.


User: Ora News Emisione

Views: 2

Uploaded: 2015-10-23

Duration: 13:02

Your Page Title