Bushati: PD do të kthejë pas ekonominë; Vokshi: “Jaguar-ët” i porositët tek Papuli

Bushati: PD do të kthejë pas ekonominë; Vokshi: “Jaguar-ët” i porositët tek Papuli

Subscribe në Ora News këtu br Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta sot nga selitë respektive.br Deputeti i PS, Ervin Bushati reagoi ndaj programit ekonomik të Lulzim Bashës, që sipas tij gremis ekonominë shqiptare, siç ndodhi gjatë qeverisjes Berisha.br Bushati: Tani që raporti i Bankës Botërore thotë se ekonomia e Shqipërisë ka filluar të ecë në drejtimin e duhur, tani që agjensia më prestigjoze financiare që vlerëson stabilitetin financiar të gjithë vendeve të botës, ?Standard and Poor?s?, e vlerëson pozitiv stabilitetin financiar të vendit tonë dhe parashikon zhvillim në vitet e ardhshme oferta e Lulzim Bashës është kthimi prapa tek Saliu. Kthimi prapa tek borxhet, kthimi prapa te konkurrenca e pandershme, kthimi prapa te mospagimi i energjisë, kthimi prapa tek mospagimi i taksave, kthimi prapa në informalitet, kthimi prapa në gropën ekonomike që krijuan këta vetë, Luli dhe Saliu, për tetë vite rresht.br Ndërkohë deputetja, Albana Vokshi, denoncoi blerjen e makinave të luksit të qeverisë, nga një kompani e cila sipas saj zotërohet nga miku i kryeministrit Edi Rama.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-10-24

Duration: 01:12