Report TV - Jaupi zv.drejtori i ri të Policisë Rionfirmohen 5 drejtues sektorësh

Report TV - Jaupi zv.drejtori i ri të Policisë Rionfirmohen 5 drejtues sektorësh

TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako gjatë një takimi me Drejtorët e Drejtorive të ndryshme të Policisë si dhe shefa sektorësh, prezantoi të mërkurën zëvendësdrejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Rebani Jaupi. Deri një ditë më parë ai kryente funksionin e Drejtorit të hetimit të Krimit Ekonomik dhe Anti-korrupsionit. br br Jaupi u emërua në këtë detyrë me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe po ashtu edhe iu dha edhe Grada Policore ?Drejtues i Lartë?.br br Jaupi, është zëvendësuar në detyrën e tij të mëparshme nga Lutfi Minxhozi, i cili deri më parë mbante detyrën e Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-11-18

Duration: 01:04

Your Page Title