Futboll, zhurma e trukimeve - Vizion Plus - News - Lajme

Futboll, zhurma e trukimeve - Vizion Plus - News - Lajme

Rinis zhurma për trukimet ne futbollin shqiptar. Edhe njëherë, ne emër te UEFA-s, dalin emra ekipesh si te përfshirë ne afera qe ndotin fushën e lojës. Një dite me pare nga vete zyrat e FSHF-se u publikuan pjese te një raporti te BFTS-se një organizëm qe vepron nen logon e UEFA-s, ku akuzoheshin me emra skuadra shqiptare te futbollit dhe arbitra si pjese e skemës se madhe te trukimit ne baze te një përllogaritjeje matematikore mbi kurben e basteve për një takim te caktuar. Për te disaten here një ministër i Sporteve deklaron ne përgjigjet standarde dhe te shtrira ne vite se duhet te ndiqet nga organet kompetente për te dënuar çdo gjë ku shkelet ligji. Por duket se ne te vërtetë do te përfundojmë ne rrethin vicioz te këtyre viteve te fundit. Institucione te ndryshme ose vete media akuzon, por përgjigja e ekipeve mbetet e njëjta: "Hetoni nëse keni fakte!" Kjo ka qene dhe përgjigja e presidentit te Elbasanit Arben Laze, një prej skuadrave te akuzuara. Ne këto 2 dekada historia ka qene e ngjashme. Me te njëjtën zhurme u akuzuan Vllaznia Dinamo, Flamurtari, Tirana ne kupat evropiane, Skënderbeu për titullin e fituar, ekipe te tjera dhe deri te kombëtarja shqiptare e futbollit. Por përfundimi është ky qe shohim sot ne futbollin shqiptar. Ku nuk ka prova, nuk ka ndëshkime.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-21

Duration: 01:43

Your Page Title