Ndarjet nga jeta ne vitin 2011 - Vizion Plus - News, Lajme

Ndarjet nga jeta ne vitin 2011 - Vizion Plus - News, Lajme

Viti 2011 ishte shumë dinamik, me ngjarje që sollën ndryshime radikale në botë. Por viti që po lëmë pas do të mbahet mend edhe për ndarjen nga jeta, në kushte natyrale ose jo, të disa njerëzve që në mënyrë direkte ose indirekte, për mirë ose për keq kanë lënë gjurmët e tyre në histori. Më 2 maj 2011, ekipi "Nevy Seal Team" vrau kreun e Al Kaedes, shkaktarin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe një nga njerëzit më të kërkuar nga FBI në të gjithë botën, Osama bin Laden. Kjo ngjarje i rriti ndjeshëm pike reputacionit të presidentit amerikan Barack Obama, vetëm disa muaj larg zgjedhjeve presidenciale. Më 5 tetor të këtij viti ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare Steve Jobs, themeluesi i "Apple". Prej vitesh, Jobs vuante nga kanceri në pankreas. Ai do të mbahet mend gjatë për idetë e tij novatore dhe hovin e madh teknologjik që vetëm një mendje e ndritur si e tij mund të kishte. Më 20 tetor lideri libian Muamar Gadafi dhe djali i tij Muatasim u vranë pas një përleshjeje disa orë në qytetin Sirte. Koloneli u kap i gjallë në një bunker e më pas u vra nga një 18-vjeçar. Trupi i tij u mbajt në një dhomë frigoriferike për disa ditë e më pas u varros në mes të natës në një vend që mbahet sekret. Më 17 dhjetor u ndanë nga jeta dy liderë kontroversë. Në Çeki vdiq pas një sëmundjeje udhëheqësi i revolucionit të kadifenjtë, njeriu që rrëzoi komunizmin në Çekosllovaki, shkrimtari disident dhe me botëkuptim thellësisht demokratik Vaclav Havel. Ndërkohë që në Korenë e Veriut u nda nga jeta diktatori Kim Jong Il, udhëheqësi suprem i vendit, njeriu që e udhëhoqi për vite të tëra me dorë të hekurt shtetin komunist. Personi që e çoi vendin e tij drejt prodhimit të armëve bërthamore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2015-11-21

Duration: 01:42

Your Page Title