Zone e Ndaluar - 4 qershor - Vizion Plus - Dossier

Zone e Ndaluar - 4 qershor - Vizion Plus - Dossier

Ballkani i Heshtur (Pjesa e dyte)br Në vijim të dokumentarit "Ballkani i Heshtur", i transmetuar një javë më parë, këtë radhë, historiani Dritan Egro, në një bisedë të drejtëpërdrejtë me gazetarin Andi Bushati shpjegon në studion e "Zone e Ndaluar", ballkanin e 100 viteve më parë.br Optika e "Zonë e Ndaluar" zhvendoset në arenën e konflikteve ballkanike ku kombet fqinje, të përfshira prej etheve nacionaliste, në përpjekje për shkëputje nga Perandoria Osmane , ne prag të Luftës se Parë Botërore, përplasen në të ashtuatjtura Luftra Ballkanike.br Si u pa Shqipëria nga Fuqitë e Mëdha? Cilat ishin raportet dhe pozicioni i saj me aleancat rajonale e më gjerë? Cilat ishin dasitë dhe fati i protagonistëve gjatë konflikteve në përpjekje për të fituar pavarësinë? Të gjitha këto e të tjera nën perspektivën e osmanologut Dritan Egro.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-22

Duration: 25:17