Arroganca e Imamit: Nuk iki - Vizion Plus - News - Lajme

Arroganca e Imamit: Nuk iki - Vizion Plus - News - Lajme

Ma arrogance dhe pa asnjë shpjegim për akuzat, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka deklaruar se nuk ka nder mend te dorehiqet, edhe pse mbi te rendon një dosje e plote skandalesh, tashme te bëra publike. Kreu i dikasterit te mbrojtjes ka deklaruar se është e pafalshme qe dokumentet sekrete te ministrisë te dalin ne publik, por nuk dha asnjë shpjegim për përmbajtjen e akuzave dhe ne thelb, pse u pajis me snajperë e stilolapsa përgjues Shërbimi Informativ i Ushtrisë, dy dite përpara protestës se 21 janarit, ku u vranë 4 protestues te opozitës. Si për ti shtuar absurdin situatës edhe drejtori i Shiu-t,Ilir Balliu, tha se struktura e tij do te vazhdoje te pajiset, pa shpjeguar ne asnjë moment se ç'lidhje ka një Shërbim Informativ me arme te renda te llojit snajper. Prej ditësh ministri Imami është vene nen akuze nga ana e opozitës dhe medias për një sere skandalesh, qe kulmojnë me përgjimin e opozitës dhe diplomatëve te huaj. Se fundi edhe Aleanca Kuq e Zi, e klasifikoi imamin si "Fytyra e krimit" duke publikuar dosjen e abuzimeve te tij.br "Vizion Plus" ka kërkuar te zbardhe se ne çfarë baze ligjore mbështetet pajisja me armatim te rende, e një strukture qe qysh ne emërtese, ka te beje me mbledhjen e te dhënave te klasifikuara. SHIU rezulton te jete formuar zyrtarisht më 11 dhjetor 1991 dhe është ne vartësi të Ministrisë. Ne kapitullin e misionit te Shërbimit Informativ te Ushtrisë, ai përkufizohet me këtë paragraf, "Mbështet Forcat e Armatosura dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të saj me informacion zbulimi, kundërzbulimi dhe sigurie, në nivel strategjik dhe operacional në kohë paqeje, krize dhe lufte. SHIU grumbullon, analizon dhe identifikon të dhëna mbi veprimtari që cenojnë sigurinë kombëtare, kërcënime të mundshme ose rreziqe ndaj FA, që vijnë nga jashtë dheose shfaqen brenda vendit". Siç shihet as edhe një fjale për armatosjen e strukturës mbështetëse te Ministrisë se Mbrojtjes.br br Ma arrogance and without any explanation of the charges, Defence Minister Arben Imami, has declared that he intends to resign, although the ranks a folder full of scandals, already made public. Head of the department of defense has stated that it is inexcusable that secret documents to appear in public ministry, but gave no explanation for the content of the charges and in essence, why was equipped with sniper spy pens Army Information Service, two days before January 21 protests that killed 4 opposition protesters. How to add the absurd situation the director of the rain-t, Ilir Balliu, said his facility will continue to be provided, without explaining in any moment that what fellowship hath a heavy weapon Intelligence Service sniper type. Imami days is put under accusation by the opposition and the media for a number of scandals, culminating with the interception of the opposition and foreign diplomats. Finally the Red and Black Alliance, classified imam as the "face of crime" by publishing his abuses file.br "Vision Plus" has sought to lighten...


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-22

Duration: 02:58

Your Page Title