Mesazhi i Hillary Cinton-it në parlament - Vizion Plus - News - Lajme

Mesazhi i Hillary Cinton-it në parlament - Vizion Plus - News - Lajme

Mesazh i forte i sekretares amerikane te shtetit Hillary Clinton ne parlamentin shqiptar, ku u perdoren tre batuta kyçe, zgjedhje te lira e te ndershme, bashkëpunim ne dobi te vendit dhe lufte ndaj gërryerjes se korrupsionit, duke forcuar institucionet.br Fjalimi prej 20 minutash i zonjes Clinton, u ndërpre disa here nga duartrokitjet e deputeteve dhe te ftuarve ne seance, veçanërisht kur shefja e diplomacise amerikane vlerësoi raportin me Shqipërinë dhe premtoi mbështetje te forte per anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Per te ilustruar sesi palet e politikes duhet te bashkëpunojnë zonja Clinton solli shembullin e saj, kur nga rivalja dhe kundërshtarja me e egër e Obames ne momentin e kandidimit per ne Shtëpinë e Bardhe, u shndërrua ne numrin dy te administratës se tij. Përtej këtyre mesazheve direkte e te forta per politiken shqiptare, fjalimi i kryediplomates amerikane, kishte edhe vlerësime per marrëdhëniet mes dy vendeve, kontributin e Shqipërisë ne Afganistan e deri per cilësinë e rralle te tolerancës fetare. Ndërsa theksoi mbështetjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara Clinton premtoi se do te loboje ne favor te anëtarësimit te Shqipërisë ne BE.


User: VizionPlusAlbania

Views: 6

Uploaded: 2015-11-22

Duration: 03:02

Your Page Title