Zone e Ndaluar - 19 nentor 2012 - Vizion Plus - Dossier

Zone e Ndaluar - 19 nentor 2012 - Vizion Plus - Dossier

br NË BOZHËLE, VENDI I GURËVE TË ARTËbr br Bozhële Nuvo, vera e famshme franceze, e pastazhionuar, që del në shitje prej të enjtes së tretë të nëntorit e që mund të pihet deri në javët e para të janarit të vitit pasardhës, ka mbërritur këtë vit edhe në Tiranë. Shishja e Bozhëlë Novo e përgatitur enkas për përvjetorin e 100-ë të shtetit ka mbledhur në një ceremoni të veçantë miqtë e amatorët e verës.br br Për këtë arsye Zonë e Ndaluar udhëtoi në krahinën e Bozhëlesë, në veri të Lionit, mes fshatrave piktoreskë, nën lartësitë e Malit të Bardhë dhe pranë kufirit me Zvicrën për të ndjekur nga afër prodhimin e kësaj vere të vecantë e cila ka miqtë e saj në të gjithë botën.br br Por në dokumentarin e përgatitur kamerat e Zonë e Ndaluar tregojnë më shumë se sa prodhimi i saj. Ne u takuam me kryetarë bashkish e komunash, pronarë e menxherë kështjellash mesjetare, enologë të shquar e fermerë të përkushtuar të cilët treguan se si vera zhvillon turizmin dhe i ndihmon këto zona, po aq sa dhe prodhimi i saj.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-22

Duration: 48:09