Situata e furnizimit me energji - Vizion Plus - News - Lajme

Situata e furnizimit me energji - Vizion Plus - News - Lajme

Korporata Elektroenergjitike garanton furnizimin me energji edhe për muajin janar, edhe pse vendimit të këshillit të ministrave i cili detyron KESH-in të importojë për humbjet e CEZ i mbaron afati në fund të këtij viti, në një intervistë për vizion plus, nëndrejtori i KESH, Robert Niko, shprehet se rezerva hidrike premton furnizim edhe për muajin e ardhshëm, por kjo nuk do të thotë që CEZ duhet të shpëtojë nga detyrimi ligjor që ka për të bërë importin. "Ne sipas VKM-së së nxjerrë nga qeveria kemi për detyrë të mbulojmë të gjitha nevojat e vendit për dhjetorin, por ne garantojmë furnizim me energji edhe për janarin. Kjo varet se si do të shkojë, kesh po kryen detyrën e tij, në janar CEZ duhet që të kryejë importin e pjesës së humbjeve në rrjet sepse i takon në mënyrë ligjore". Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike, ku Fierza ka arritur në nivelin e 271 metrave, me prurje mesatare 550 metra për sekondë. Korporata është duke prodhuar afro 18 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që importon 4.5 të tilla me një çmim prej 55 eurosh për megavat orë. Nga ana tjetër fillimi i stinës së dimrit ka risjellë problemin e hershëm të furnizimit me energji elektrike. Sipas raportimeve të orëve të fundit më shumë se 4 rrethe në të gjithë vendin po vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Kështu, disa zona në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë, kanë patur ndërprerje të herëpashershme të dritave, madje në shumë raste këto ndërprerje janë shfaqur edhe brenda qytetit. Por kompania që shpërndan energjinë, CEZ, në një njoftim për shtyp sqaron se kjo situatë varet nga moti i keq i cili në shumë raste stakon pajisjet që bëjnë shpërndarjen e energjisë ndërkohë që nga ana tjetër për shkak të situatës së përkeqësuar financiare, kompania nuk është në gjendje të blejë pajisje të reja, shpjegohet në këtë deklaratë. Ndërkohë vjen duke u shtuar borxhi i CEZ-it ndaj KESH, pasi qe prej muajit mars ka arritur ne 32 mld leke.br br Power Corporation power supply guarantees for January, although the decision of the Council of Ministers, which obliges KESH import for CEZ losses expires at the end of this year, in an interview for vision plus, deputy director of AEC,br Robert Niko, says promises hydro reserve supply for the next month, but that does not mean that CEZ should escape the legal obligation to do the import. "We according to the Decree issued by the government have a duty to cover all the needs of the country for December, but we guarantee the power supply for January. It depends on how it will go, cash is doing his job in January CEZ should perform the import share of losses in the network because it belongs in a legal manner. " Rainfall during the last few days have significantly improved hydrological situation where Fierza has reached the level of 271 meters, with average flow of 550 feet per second. Corporation is currently producing approximately 18 million kilowatt hours per day, while 4.5 such imports at a price of 55 euros...


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-22

Duration: 02:45

Your Page Title