"Mandatet" ne Kushtetuese - Vizion Plus - News - Lajme

"Mandatet" ne Kushtetuese - Vizion Plus - News - Lajme

Partia Socialiste kërkon nga gjykata shpalljen anti-kushtetues te vendimit për ndarjen e mandateve për zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Deputetet e PS kane dorëzuar ne mesdite ne gjykate kushtetuese kërkesën prej 30 faqesh ku kërkohet pezullimi i zbatimit te vendimit qe kuvendi ka marre ne 31 janar si dhe shfuqizimi i tij. Sipas Partisë Socialiste vendimi i marre nga parlamenti ne 31 janar është ne kundërshtim me ligjin themeltar te shtetit pasi shkelet barazia e votës "E drejta e zgjedhjes është një ndër të drejtat kushtetuese të shtetasve që luan një rol kryesor në procesin zgjedhor.br Kjo e drejtë që sanksionohet në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë njihet si e drejtë e votës së barabartë dhe si barazi e shtetasve në zgjedhje. Si barazia e votës, ashtu dhe barazia e konkurruesve në zgjedhje, që është konkretizimi i shanseve politike të barabarta, janë të domosdoshme për realizimin e një procesi zgjedhor të drejtë". Ndarja e mandateve është shndërruar ne një beteje te vërtete politike. Anëtaret e propozuar nga opozita ne KQZ refuzuan te votojnë ndarjen e mandateve e cila parashikonte heqjen e një deputeti nga Korça dhe Berati si dhe shtimin e një deputeti ne Tirane dhe Durrës. Sipas tyre kishte lëvizje te dyshimta te popullsisë ne Kukës, lëvizje te cilat bene qe ky qark te ruante 4 mandate. Me pas Partia Socialiste kërkoi komision hetimor për qarkun e Kukësit dhe lëvizjet e popullsisë ne këtë zone gjate vitit 2012 por kërkesa u rrezua ne parlament nga kartonët e shumicës. Ne janar KQZ iu drejtua kuvendit për te bere ndarjen e mandateve pasi ky institucion dështoi ne votimin e vendimit qe kërkonte shumice te cilësuar. Pas shume debatesh maxhoranca me votat e saj miratoi ndarjen e mandateve qe është përdorur edhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, pavarësisht gadishmerise se 3 anëtareve te propozuar nga opozita ne KQZ për votimin e ndarjes se re te mandateve. Tashme çështja e ndarjes se mandateve por edhe fati i zgjedhjeve mbeten ne dorën e gjykatës Kushtetuese.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-22

Duration: 02:03

Your Page Title