Dorëheqje e shkarkime nga LSI - Vizion Plus - News, Lajme

Dorëheqje e shkarkime nga LSI - Vizion Plus - News, Lajme

Vale dorëheqjesh ne radhët e punonjësve qe përfaqësojnë LSI-ne ne postet drejtuese te tre ministrive shëndetësisë, ekonomisë dhe punëve te jashtme. Burime zyrtare nga LSI bëjnë me dije, se është marre një vendim, qe te gjithë zvministrat te japin dorëheqjen. Por burime te sigurta nga këto institucione pohojnë se përveç këtij akti te vullnetshëm, janë bere gati tashme listat e shkarkimeve për atë pjese te administratës, qe ka ardhur ne 2009-ën, ne kohen e aleancës PD-LSI. Duket se me te mbrojtur janë punonjësit qe gëzojnë statusin e nëpunësit civil, pasi ata mund te shfrytëzojnë rrugën ligjore, duke hapur procese për heqje pa motivacion nga puna, e përfitojnë disa rroga dëmshpërblim nga buxheti i shtetit. Përveç kësaj kategorie, edhe një pjese e drejtoreve ne institucione, si ministria e ekonomisë dhe ajo e financave, te kontaktuar nga Vizion Plus shprehen, se nuk do te japin dorëheqjen, pasi nuk i cilësojnë politike, postet e tyre.br Ndërkohë Pellumb Pipero, qe ka mbajtur postin e drejtorit te politikave ne ministrinë e shëndetësisë, ka preferuar ta beje dorëheqjen përmes një letre te hapur. Për Vizion Plus, ai pohon se largohet pas zhvillimeve te fundit politike dhe daljes se LSI-se nga koalicioni qeverisës. Janë te paktën 10 zyrtare te tjerë nga ministria e shëndetësisë qe po largohen, duke nisur nga stafi i ngushte politik e deri te drejtoret e disa drejtorive. Ndërkohë largimet pritet te jene me te mëdha ne QSUT dhe spitalet e tjera te vendit. por ndërsa ne rrethe lëvizjet janë ne dore te ministrit te ri, shkarkimi dhe emërimi i drejtorit te QSUT-se është kompetence e kryeministrit Berisha. Ne valën e lëvizjeve nga puna është përfshire edhe Ministria e Arsimit dhe jo vetëm ne postin e zvministres apo drejtoreve, por edhe ne rrethe. Dhjetëra drejtore shkollash dhe drejtorish arsimore vijnë nga radhët e LSI-se dhe pritet te largohen. Por transferimet mund te zbresin deri ne rang mësuesish, sidomos për ata qe janë emëruar ne këto vitet e fundit, si mbështetës te LSI. Ndërkohë ne pikëpyetje është edhe drejtimi i kesh, ku përveç ndryshimeve ne politike, largimi i drejtorit te përgjithshëm, mund te vije edhe si pasoje e problematikes qe është krijuar nga reshjet e ditëve te fundit dhe demet nga hapja e portave te hidrocentraleve. Mësohet se 45 punonjës te KESH-it kane ardhur nga radhët e LSI-se dhe vendi i tyre i punës mbetet i rrezikuar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-23

Duration: 02:54

Your Page Title